Diçka nuk është në rregull me Interin. Ose nuk janë lojtarët të aftë për të bërë gjëra të mëdha, ose holandezi Frank De Boer ende nuk po e gjen modulin më të mirë.

Edhe pse Inter po luan pa përforcimet e fundit që nuk mund të jenë pjesë e Europa League deri në fazën e eliminimeve, si dhe nuk startuan lojtarët tjerë kryesor si Banega, Candreva dhe Icardi që u inkuadruan vonë, edhe kjo nuk e justifikon disfatën e turpshme ndaj Beer Sheva 0-2 në Meazza.

Miguel Vitor dhe Maor Bar Buzaglo nga gjuajtja e lirë, e bënë Interin dhe tifozët e vet zhgënjehen vetëm pak ditë para derbit të madh italian kundër Juventusit në të njëjtin stadium.

Nga ana tjetër Southampton fitoi pastër dhe bindshëm  ndaj Sparta Prague 3-0 në kuadër të grupit K. Charlie Austin i shënoi të dy golat e parë të anglezëve, të parin nga penalltia, kurse Jay Rodriguez realizoi në kohën shtesë ëpr rezultatin final.

southampton

Artikulli paraprakE pabesueshme/ Çfarë bëri Zenit për 15 minuta (video)
Artikulli tjetërSchakle fitoi në Nice, Salzburg humbi në shtëpi