Interi i Simone Inzaghit për rekord portash të paprekura në udhëtim.
Zikaltrit janë e vetmja skuadër që nuk ka pësuar ende një gol si mysafir në Serie A këtë sezon në pesë kampionatet më të mira të Evropës.
Të njëjtën ecuri me italianët ndante edhe Arsenali, që mbrëmjen e sotme brazoi 2-2 në udhëtim ndaj Chelsea, ndërkohë që Interi triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Torinos, duke bërë që kjo ecuri fantastike e ndeshjeve si skuadër mysafire për sa i përket mbajtjes së portës së paprekur të vijojë.
Duelin e radhës jashtë fushe, Interi do e luajë më 4 nëntor ndaj Atalantës në Bergamo.