Spalletti po përpiqet për të bindur sulmuesin Perisic që të qëndrojë tek Interi. Mediat italiane raportojnë se Manchester United i ka ofruar kroatit një pagë dyfishin më të lartë në krahasim me atë që merr tek Interi por oferta prej 40 milionë eurosh nuk është pranuar nga klubi zikaltër.

Drejtues të Interit janë të bindur që Perisic largohet vetëm për një ofertë mbi 50 milionë euro, shkruan “Calciomercato.com”, shkruan SYRI.net.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Interi vetëm nga shitjet e lojtarëve pritet të përfitojë 100 milionë euro: Perisic (50 milionë euro) Brozovic (15 milionë), Banega (10 milionë euro), Jovetic (13 milionë), Ranocchia (10 milionë euro) dhe Biabiany (6.000.000).

Artikulli paraprakGuardiola i futet politikës: Ne katalanasit do të votojmë për lirinë tonë
Artikulli tjetërKupa, e trukuar?