Interi ka bërë një paraqitje për tu admiruar këtë sezon, teksa ka siguruar një vend për Europa League dhe po lufton fort për një vend në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit pak ditë më parë thyen rekordin, për sa i përket përfitimeve financiare nga tifozët e pranishëm në ndeshjen ndaj Juventus në “San Siro”, por ata konkurrojnë sot ndaj finales së Kupës që do të luhet mes Juves e Milanit në stadiumin Olimpik të Romës.

Në këtë takim pritet që të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit rreth 65 mijë tifozë, ku gjysma do të jenë milanistë dhe e gjysma tjetër juventinë. Por Interi krenohet, teksa numëron një shifër rekord për ndeshjen e së shtunës ndaj Sassuolo-s.

Ndërkohë, ndeshja do të luhet ditën e shtunë, deri sot janë shitur plot 70 mijë bileta “Giuseppe Meazza”, sepse Interit nuk i lejohet një hap fals në këtë përballje, e cila do ishte fatale për një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm. Zikaltërit e Soalletti-t mbajnë kryesimin në Itali për sa i përket mesatares së tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Artikulli paraprakÇfarë lajmi për Meritan Shabanin, nënshkruan kontratën e parë profesionale me gjigantin evropian
Artikulli tjetërStadiumi Realit 400 mln € për një “fytyrë” të re