Corriere dello Sport ka bërë një shkrim special për Interin, ku tregon lëvizjet e mëdha të kësaj vere, sidomos largimet.
Sipas kësaj gazete nga Inter gjatë verës e sigurt që do të largohen janë: Carrizo, Palacio, Santon, Nagatomo, Andreolli, Biabiany.
Sulmuesi i talentuar brazilian, Gabigol do të huazohet te ndonjë skuadër, ndërsa Eder, Brozovic, Murillo, Pericis, Handanovic dhe Banega do të shiten nëse në drejtim të skuadrës vijnë oferta të majme.