Andres Iniesta emri më i ri për mesfushën e Interit. Momentalisht është vetëm një dëshirë e drejtorit sportiv Piero Ausilio që ka biseduar me kolegut e tij blaugrana, Ariedo Braida. Në menu është përfshirë emri i mesfushorit katalanas, i cili ende nuk i ka dhënë zgjidhje kontratës së tij me klubin e Barcelonës, që skadon më 2018, shkruan Korneri.net.
Nisur nga kjo, Ausilio i ka kërkuar Braidas, informacione nëse mund të bëhet dicka në lidhje me tranasferimin e Don Andres në radhët e zikaltërve. Bisedimet e bëra pritet që në ditët në vazhdim të sjellin të reja vërtet interesante. Emri më i përfolur për mesfushën e Interit, është Borja Valero, për të cilin bisedimet janë duke u zhvilluar edhe në këto momente në mes dy skuadrave. /Korneri.net