Milani e Interi janë bërë me pronarë kinezë, por nuk do të thotë që marrëdghëniet e tyre do të jenë edhe më të mira se më parë, përkundrazi.

Duket se derbi i qytetit është transferuar edhe në selitë përkatëse, pasi Repubblica në Itali raporton se pronarët e Interit kanë dhënë urdhër që të evitohet çdo kontakt me drejtuesit e rinj të Milanit.

Kjo u pa që në derbi, ku nuk pati takime sa për mirësjellje, për prezantim, përshëndetje rasti.

Zhang Zhindong, presidenti i Interit, ka ndaluar çdo kontakt për faktin se qeveria kineze nuk e ka aprovuar blerjen e Milanit nga Jonghong Li, i cili nuk gëzon një reputacion të mirë në Kinë.

Nëse Li është blerësi i vetëm i Milanit, Interi do të vazhdojë këtë linjë, ndërsa mund të ndryshojnë gjërat nëse dalin në skenë investitorë të tjerë.

Artikulli paraprakReali në telashe: 3 yje mungojnë ndaj Bayern
Artikulli tjetërA e di pse nuk luajti Courtois?