Kryesuesit e Seria A do të luajnë derbin përballë kampionëve të Italisë, Juventus-Inter është një “finale e parakohshme” për situatën në të cilën dy ekipet ndodhen.

Rëndësinë e këtij takimi e di fare mirë dhe trajneri i Interit, Spalletti. Tekniku italian e sheh ndeshjen kundër Juventusit si një barometër të mirë për të matur forcën e ekipit që ai drejton.

“Ne kemi punuar prej kohësh për të gjetur identitetin tonë dhe për t’u fuqizuar si ekip. Tashmë është momenti më i mirë për të parë nëse ne mund të fitojmë dhe të konkurrojmë me ekipe si Juventusi. Ne i dimë kualitetet tona dhe do të shkojmë në Torino për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Kjo ndeshje është derbi i Italisë dhe është një test i cili të motivon. Megjithatë ajo që duhet në këtë moment, është qetësia”, është shprehur Spalletti.

Në këtë sfidë janë pak gjëra ato të cilat vendosen, por shumë ato që kuptohen. Nëse Juventusi arrin ta fitojë këtë takim, atëherë opinioni sportiv do të përgatitet për një tjetër kampionat radhazi të këtij ekipi. Por nëse Interi arrin të surprizojë , atëherë ekipi i Milanos do të merret më shumë seriozisht sa i përket Skudetos.

Artikulli paraprakKjo është shuma e parave me të cilën nis ‘Stadiumi Nacional’
Artikulli tjetërDe Biasi i thotë “PO” Italisë