Afati i verës e Interit po tregon edhe një herë se është e çmendur. Pas rastit “Lukaku”, që bëri bujë ditët e fundit, vjen “kundërpërgjigjja” e klubit zikaltër ndaj Juventusit: Marotta dhe Ausilio në fakt kanë mbyllur bisedimet për transferimin në Milano të Juan Cuadrados, pas tetë viteve si bardhezi.

Mbrojtësi kolumbian do të kalojë tek Interi si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, deri më 30 qershor 2024, për 2.5 milionë euro në sezon. Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi priten në ditët në vijim.

Një transferim me koato zero nga zikaltrit, që po presin të arkëtojnë një shumë të konsiderueshme nga transferimi i Onanës në “Old Trafford”.

Cuadrado kishte oferta nga Arabia, por preferoi qëndrimin në Serinë A, këtë herë te skuadra “armike” e Juves.

Artikulli paraprakCarlos Alcaraz “mbreti” i ri i Wimbledon, ul nga froni Novak Djokovic
Artikulli tjetërNga sot, Manchester City nuk është më skuadra më e vlefshme në botë