Start shumë i keq dhe zhgënjyes për Interin dhe trajnerin Luciano Spalletti, në ndeshjet miqësore para fillimit të edicionit të ri. Neroaxurët pësuan disfatë 1:2 ndaj skuadra e ligës së dytë gjermane Nurnberg, duke dëshmuar edhe njëherë se telashet janë perzente edhe gjatë kësaj vere edhe pse po flitet që gjiganti italian do të përforcohet jashtëzakonisht shumë, shkruan Korneri.net.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, porn ë të dytën loja ishte më e fortë dhe më dinamike andaj u realizuan tre gola. Nurnberg shënoi dy herë përmes islandezit Rurik Gislason dhe suedezi Mikael Ishak që shënoi me tu inkuadruar në lojë, ndërsa golin e vetëm për Interin e shënoi Citadin Eder. /Korneri.net