Humbje e dhimbshme për Interin.
Neroaxurët të cilët nuk kishin fituar për dy muaj, triumfuan një xhiro më herët në shtëpi ndaj Bolognas, por menjëherë në ndeshjen e radhës ata humbën nga Genoa në top-formë, shkruan Korneri.net.
Vendasit arritën fitoren e tretë me radhë dhe në të trija ndeshjet gjenovianët treguar lojë shumë të mirë, agresive dhe efikase mbi të gjitha.
Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia shënoi autogol në fund të pjesës së parë, ndërsa ish sulmuesi i Interit dikur, maqedonasi Goran Pandev e dënoi skuadrën e Spallettit që mbeti në kuotën e 48 pikëve, dhe me këtë ritëm Champions League do të jetë vetëm një ëndërr. /Korneri.net