Enis Bardhi në fazën e dytë në La Liga po përjeton momentin më të mirë në karrierë, ku ka njohur ecuri pozitive duke shënuar në ndeshje pas ndeshje, më të fundit ishin dy supergolat ndaj Barcelonës.
Interes të menjëhershëm ka shfaqur Inter për mesfushorin e përfaqësues maqedonase me origjinë shqiptare. Por pas tij po qëndron edhe PSG, që sipas “ESPN” po vëzhgon nga afër ecurinë dhe rriten e lojtarit.
Për interesin e shfaqur nga Inter, ka reaguar edhe vetë Bardhi në një prononcim për “Digisport”, media maqedonase.
“Kam dëgjuar për ofertën e Interit, por për momentin jam shumë i përqendruar te skuadra e Levantes. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për mua. Më pëlqen shumë të luaj në Premier League, por do të thosha që e kam kapacitetin të luaj në 5 kampionatet më të forta në Europë. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën”, ka thënë Bardhi.