Inter shënoi një tjetër fitore kampionale, por nga kundërshtari më i përshtatshëm i mundshëm në Serie A, atë të Sassuolos në stadiumin Mappei. Golin e tri pikëve për neroaxurët e shënoi Antonio Candreva me të filluar pjesa e dytë.
Inter ishte skuadër më e mirë edhe në vazhdim të ndeshjes duke krijuar edhe dosa raste shumë të mira shënimi, si mundësia e 100% për Marcelo Brozoic i cili doli përballë me portierin kundërshtar.
Felipe Melo e la skuadrën e tij me një lojtar më pak kur u ndëshkua në minutën e 92, por ato dy minuta të tjerë të vazhdimit nuk ia doli Sasuolo të shënonte golin e barazimit. Inter shënoi fitoren e tetë sezonale me 27 pikë, kurse Sassuolo zbret në pozitën e 16, me 17 pikë të mbledhura.