Trajneri i Chelsea, Frank Lampard thotë se nuk i interesojnë thashethemet e largimit të Emerson nga skuadra.

Sipas “Sky Sport Italia” Inter ka vendosur kontaktet e para me mbrojtësin për ta marrë sezonin tjetër, dhe po punon që ky transferim të realizohet me çso kush, përcjell Korneri.net

emerson

Mediet italiane raportuan se agjentët e Emerson janë takuar në Milano për të diskutuar me Interin për mundësinë e transferimit të lojtarit në Serie A. “Nuk më interesojnë fjalët”, tha Frank Lampard. Këto janë bisedime që bëhen kur të vijë koha e merkatos”, tha Lampard.

Edhe Juventusi ka shprehur interes për Emersonin, por janë tërhequr nga çmimi i tij prej 30 milion eurosh, çmim që Interi është i gatshëm ta paguajë. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacioni zyrtar: Prishtina-Drenica
Artikulli tjetërPrishtina mezi mposhti Drenicën, Januzi hero i “Bardhekaltërve”