Sulmuesi uruguaian: “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, nëse ai vjen do të sigurohemi që ai të ndjehet rehat”

Jo vetëm Lionel Messi, tani edhe një lojtar tjetër i madh i Barcelonës po e ekspozon vetën personalisht “duke e thirrur” Lautaro Martinez në Camp Nou, dhe ai është Luis Suarez, përcjell Korneri.net

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm – tha Luis Suarez në një intervistë për gazetën Sport.es – Ai është në një periudhë në të cilën është duke luajtur në nivelin më të lartë në Inter. Nuk është e lehtë të arrish në Itali nga Argjentina dhe të demonstrosh gjithçka që ai ka treguar, veçanërisht në një futboll të komplikuar si ai italian. Ai është i ri, nëse arrin te Barcelona ne do ta ndihmojmë atë të adaptohet shumë shpejtë brenda. “

Me pak fjalë, Suarez tashmë po shikon përpara dhe po mendon se si t’ia agjat dorën argjentinasit  në rast të një zbarkimi te Blaugrana, duke konfirmuar se ardhja e tij është parë mirë nga të gjithë.

“Ne do të përpiqemi ta ndihmojmë  që ta bëjë atë të ndihet i qetë”.

Këto fjalë të uruguaianit, është komentuar shumë në mediat katalanase, pasi  është një miratim i rëndësishëm, sepse Lautaro mund të ishte lojtari i destinuar dhe trashëgimtari i pikërisht Suarezit i cili muaj më pare pati deklaruar se Barcelona duhet të transferojë një sulmues.

Fjalët e Pistolero, për çdo rast, nxjerrin në pah se si në shtëpinë e Barçës ka qëllim të bëjë presion te Interi, edhe pasi të ketë skaduar klauzola e largimit. Sulmuesi argjentinas është shënjestra kryesore e Barcelonas, edhe pse tash gjasat e blaugranëve janë më të vogla. /Korner.net

Artikulli paraprakAston Martins planifikon rikthimin e bujshëm, nis negociatat me Vettel
Artikulli tjetërIFAB konfirmon 5 zëvendësime gjithashtu për sezonin e ardhshëm