Asnjë problem për Interin në stadiumin “Brianteo” të Monzës në kuadër të javës së 20-të të Serie A.

Skuadra zikaltër fitoi lehtësisht 1-5 ndaj një kundërshtari që u dorëzua që në pjesën e parë. Duke pësuar dy gola, për ta administruar më pas me shumë qetësi fraksionin e dytë.

Zikaltrit kryesojnë Serinë A me 51 pikë, pesë më shumë se Juventusi, që luan këtë të diel kundër Sassuolos.

Sa i përket kronikës, në pjesën e parë shënoi Calhanoglu me penallti dhe Martinez, ndërsa në fraksionit e dytë gjetën rrugën e rrjetës të njëjtët autorë, por duke ndërruar pak rolet, Calhanglu me aksion dhe Lautaro me 11-metërsh, si dhe Thuram.

Goli i Pessinas, i rezultatit të përkohshëm 1-3, vlejti vetëm për statistikë.

Artikulli paraprakTrepça thjeshtë perfekte, fitoi ndaj Pejës në “Karagaç”
Artikulli tjetërJuventus fiton përfundimisht garën me Inter, mbrojtësin e ri e “paguan” Dragusin