Fillimisht u detyrua t’i dorëzonte numrin 10 Neymarit, më pas erdhi reduktimi i minutave në fushën e blertë. Javier Pastore nuk po kalon një periudhë të mirë te PSG, madje ka minimizuar shanset për t’u grumbulluar nga Jorge Sampaoli me Argjentinën për Botërorin rus. 28-vjeçari duket se është i bindur për të ndryshuar ambient gjatë merkatos së janarit. Interesi i Interit për futbollistin është konfirmuar edhe nga fjalët e drejtorit sportiv të “zikaltërve” Piero Ausilio, por nga Franca raportojnë se në garë për Pastoren është edhe Roma me Sevillan.

Një derbi i dyfishtë për drejtorin sportiv të Romës, Monchi, që përveçse duhet të duelojë me Sabattinin, aktualisht pjesë e kupolës drejtuese të Interit, i del për detyrë të mposhtë edhe konkurrencën e ish-skuadrës së tij, Sevillas. Në këtë rast do të ndikojë shumë edhe zgjedhja e futbollistit, që dëshiron një skuadër që i garanton vendin e titullarit.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMassaro tremb “zikaltrit”: Icardi, vitin tjetër te Reali!
Artikulli tjetërMilani mund të përjashtohet nga kupat e Europës