Inter po kalon formë të jashtëzakonshme këtë edicion duke u cilësuar si skuadër pretendete për të fituar në fund Scudetton, pasi pas 14 javëve ka 36 pikë në pozitën e dytë, 2 më pak se lideri Napoli me të cilin po lufton fyt për fity për epitetin e liderit.

Për të mbajtur këtë hap drejtuesit e skuadrës po mendojnë që trajnerit Spalletti, t’ia sjellin në përbërje ish futbollistin e Milan, Simone Verdi, aktualisht sulmues te Bologna, ku po tregon paraqitje bravoroze. Madje Verdi ka fituar një vend edhe te skuadra Kombëtare e Italisë, gjatë periudhës së Venturës.

Me Verdin në skuadër Inter do të kishte një alternativë më shumë në fazën ofanzive, e cila poashtu këtë vit në krye me super sulmuesin argjentinas Iccardi, po funksionon për mrekulli.

Artikulli paraprakPirlo e pranon: Këtij futbollisti i’a vodha idetë për goditje denimi
Artikulli tjetërNjoftim i rëndësishëm nga Komisioni i Garave