Inter ka një plan shumë interesant dhe ambicioz për t’ia rrëmbyer nga durt rivalit të madh Juventusit lojtarin që e ka kërkuar tash e sa kohë.
Fjala është për mesfushorin Stephen N’Zonzi të Sevillas, shkruan Korneri.net.

Neroaxurët e kanë “jokerin” në dorë, sulmuesin Stevan Jovetic i cili edhe ashtu ishte i huazuar te Sevilla edicionin e kaluar, andaj në këtë mënyrë Inter po mendon që ta bind klubin andaluzian që ta shesin N’Zonzin me këtë lloj shkëmbimi, por kuptohet Inter do të duhet të shtoj edhe së paku 10 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakGallinari te Clippers për tu bërë më i paguari…
Artikulli tjetërIncidentin me Hamilton, Vettel kërkon ndjesë