Siç raportohet nga Il Sole 24 Ore, dje u organizua një takim midis eksponentëve të fondit BC Partners dhe përfaqësuesve të aksionerëve, që është grupi Suning dhe fondi LionRock Capital, për të folur për të ardhmen e Interit.

Po flitet shumë ditëve të fundit se Inter do t’i shet një pjesë të akcioneve të klubit për një shumë mjaftë të lartë, në mënyrë që të ofrohet para të freskëta për transferime dhe rregullimin e bilanceve pas pandemisë se Koronavirusit, që ka prekur jo pak buxhetet edhe të gjigantëve evropian siç është Inter, përcjell Korneri.net

Ka zëra se mund të hyjnë në klub disa persona të njohur dhe të pasur, që Interi brenda pak viteve të ngritet në çdo nivel, e më së shumti në atë financiar, kështu që priten zhvillime shumë interesante dhe konkrete ditëve të ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakPioli: Jam krenar për djemtë e mi, Juves t’i heqim kapelen!
Artikulli tjetërMund të krijohet një ligë shqiptare edhe në futboll, Ceferin nuk është kundër kësaj ideje