Antonio Candreva, përfaqësuesi italian do të jetë përforcimi i radhës për Interin. Kjo tashmë është punë e kryer dhe vizitat mjekësore të anëtarit të deritanishëm të Lazios janë paraparë për të enjtën, shkruajnë mediat italiane. Inter do të paguaj për lojtarin 22 milionë euro, plus 3 milionë të tjera bonuse, dhe pa dyshim se Candreva do të jetë ideal për sistemin e Roberto Mancinit 4-2-3-1.

Kjo nuk është e tëra, pasi Inter brenda pak ditësh do të kryej edhe transferimin e talentit të madh të njohur nga të gjithë si Gabigol. Zyrtarët e neroaxurëve janë ende në Brazil për të kryer punë, kurse transferimin e sigurtë tek Inter e ka konfirmuar edhe e përditshmja katalunase “Sport.es”, e cila është shumë e afërt me Barcelonën, skuadër e cila poashtu tash e sa kohë ishte e interesuar për lojtarin.

 

Artikulli paraprakFazio arrtiti në Romë
Artikulli tjetërDraxler kërkon largimin nga klubi