Inter-Sampdoria, hapi xhiron e 10-të, e këtij edicioni të jashtëzakonshëm në Serie A, që për momentin është i pari në Evropë pas asnjë dyshim.

Inter pa një kohe shumë të gjatë komandon kamionatin për së paku 24 orë nëse Napoli nuk fiton te Genoa të mërkurën mbrëma, por neroaxurët këtë pozitë e akupuan me plot meritë pas prezantimeve të shkëlqyeshme e sidomos edhe këtë me Sampdorian që e mposhti me rezultat 3:2 shkruan Korneri.net

Dy shtylla, tri raste fenomenale dhe dy gola i shënoi Inter që në pjesën e parë dhe atë nga dy ish anëtarët e Sampdorias, Ivan Skriniar dhe kapiteni Mauro Icardi që shënoi supergol me një gjuajtje vojel (shih foton).
Pjesa e dytë për neroaxurët ishte më e vështirë pasi mysafirët luajtën më fortë, por mos të harrojmë se pas golit të dytë të Mauro Icardit u mendua se gjithçka mori fund, mirëpo pikërisht atëherë nisi loja e bukur dhe drama në Giuseppe Meazza. Sulmuesi i talentuar polak Dawid Kowancki shënoi golin e parë për mysafirët, kurse Fabio Quagliarela e ktheu në lojë Sampdorian me golin e tij të gjashtë sezonal dhe tretin rresht në këtë stadium, por përkundër dëshirës dhe vullnetit që kishin lojtarët e Sampdorias ky rezultat më nuk ndryshoi në këtë mbrëmje spektakolare.

Inter pas një kohe shumë të gjatë është lider me 26 pikë, një më shumë se Napoli dhe 4 më shumë se Juventus e Lazio. /Korneri.et

Artikulli paraprakVIDEO/ Ish-portierin e Brazilit e grabisin me armë në mes të rrugës
Artikulli tjetërMan.United kaloi në çerekfinale të Carabao Cup