Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti i ka qetësuar tifozët neroaxur sa i ëprket ëndrrës së quajtur Lionel Messi, lajm i cili qarkullonte në disa ditët e fundit. Është e vërtetë se pronarët e rinjë dëshirojnë të transferojnë futbollistët më të mirë të mundshëm nga vera që po vjen, por objektivi është dikush tjetër, një tjetër numër 10, një tjetër futbollist që vjen nga Spanja.

Sipas Morattit është James Rodriguez objketivi më serioz për Interin që qysh tani po bëhet gati për këtë goditje të madhe, për futbollistin më të mirë të botërorit të fundit, për liderin e përfaqësueses së Kolumbisë.

James ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, është transferuar nga Monaco për 80 milionë euro, por me një shumë deri në 60 milionë, Inter mund ta transferoj verën që po vjen dhe asnjëherë nuk ka qenë klubi italian më serioz në këtë drejtim se tani.

Moratti që është mik shumë i mirë me presidentin aktual të Real Madridit, Florentino Perez, ka pasur disa bisedime ditëve të fundit, dhe Moratti e ka marr përsipër që ta ndihmojë ish-klubin e tij i cili nuk është lehtë të largohet nga zemra.

Artikulli paraprakSpurs të pandalshëm, kampionët i kthehen fitores
Artikulli tjetërSenegal ii pari çerekfinalist në Kupën e Afrikës