Ardhmëria e Stefano Piolit në stolin e Interit është i dyshimtë dhe kjo është arsye që sezonit për stinorin e ardhshëm, Suning po përpiqet që t’i dhurojë adhuruesve të vet një trajner të madh dhe ka bërë gati një pagë prej 15 milionë eurosh për Antonio Conten ose Diego Simeonen, shkruan Korneri.net.

Edhe pse Simeone i ka thënë “jo” Interit, ndërsa Conte nuk ka dashur të flasë për mundësinë e rikthimit në Serie A, pronarët kinezë të Interit nuk janë dorëzuar. Ata janë të bindur se nevojitet një dorë e fortë për të rikthyer Interin në nivele të larta dhe për momentin vetëm dy emra po i bindin.

Për t’i josh Simeonen apo Conten neroaxurët po ofrojnë shumë para. Përveç pagëss ë madhe që mund të kenë njëri prej tyre, janë garantuar edhe buxheti i madh për transferime në mënyër që ta kenë një skuadër dhe nën urdhra lojtarët që duan, përcjell Korneri.net.

Por, duke qenë se bindja e këtyre trajnerëve do të jetë e vështirë, është gati edhe një listë e gjatë zëvendësuesish. Ata janë Luciano Spalletti (Roma), Jardim (Monaco), Paulo Sousa (Fiorentina), Di Francesco (Sassuolo) dhe Roberto Mancini, për një rikthim të bujshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga xhiroja e 31-të, të gjitha ndeshjet në të njëjtën kohë dhe orarë të ri
Artikulli tjetërAgjenti e konfirmon: Verratti qëndron te PSG-ja