Inter bind në takimin e javës së 17-të të Serie A, ndërsa fiton me rezultatin 2-0 ndaj Lecce-s.

Takimi i zhvilluar në “San Siro” foli për “zikaltërit”, të cilët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 43’ me Bisseck që shënoi me kokë.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 78’, kur Barella shënon golin e dytë për Inter-in pas një kombinimi perfekt me Arnautovic.

Situata u përkeqësua edhe më keq për Lecce-n në minutën e 84’, me Banda-n që mori karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Pas kësaj ndeshje Inter kryeson me 44 pikë, teksa Lecce renditet në vend të 12-të me 20 pikë.

Sa u përket lojtarëve të kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani e nisi ndeshjen si titullar me Lecce-n, teksa Asllani u aktivizua në minutën e 75’ në vend të Calhanoglu dhe tregoi një formë shumë të mirë.

Ndërkohë Verona fitoi me rezultatin 2-0 me Cagliari-n, me këta të fundit që e mbyllën takimin me 10 lojtarë.

Mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë që nga minuta e 52’, pasi Makoumbou mori kartonin e dytë të verdhë.

Vendasit e shfrytëzuan më së miri superioritetin numerik dhe në minutën e 53’ Ngonge kaloi Verona-n në avantazh.

Sfida u vulos në minutën e 90’ me Djuric që shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe i dhuroi qetësinë.

2-0 dhe Verona renditet në vend të 16-të më 14 pikë, teksa Cagliari në vend të 18-të me 13 pikë.

Artikulli paraprakBologna e katërta, ndahen pikët në Torino
Artikulli tjetërBarazim në Anfield, Arsenali mbetet lider