Inter i Spalletti që në nga janari i 2016 nuk kryesonte i vetëm renditjen e Serie A, kurse trajneri i skuadrës e ka vlersuar shumë paraqitjen e ekipit në fitoren e sotme ndaj Chievo, shkruan “Korneri.net”.

“Kur ndeshja shkon në atë mënyrë, skuadra i ndan detyrat dhe bën çdo gjë si një trup i vetëm, është diçka e bukur për t’u parë për në trajner,” shprehet Spalletti pas ndeshjes për Mediaset Premium.

“Jemi në rrugën e duhur. Skuadra e filloi mirë ndeshjen dhe u përmirësua akoma më shumë, kështu që s’ka shumë për të folur.

“Këto janë tri pikë shumë të rëndësishme. Nuk i lejuam hapësira Chievo-s, sulmuam nga krahët dhe u munduam të mos humbnim topin në qendër.”

Ekzistonte frike se skuadra e Inter do të humbiste formën e saj me mungesën e Vecino dhe Gagliardini-t në mesin e fushës, por Brozovic dhe Joao Mario i mbushën mirë hapësirat.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne dhe duhet të rikthehemi menjëherë në punë, të fokusohemi te gjërat që njohim dhe t’i bëjmë ashti siç duhet”, tha Spalletti pas ndeshjes./Korneri.net.

Artikulli paraprakValencia gaboi rënd në ndeshjen e sotme
Artikulli tjetërHarrojeni për pak De Gean, shikoni çfarë bën ky portier në Championship