Ka lloj-lloj statistkash apo faktesh që kanë të bëjnë me botën e futbollit, si pozitive ashtu edhe negative, andaj nuk është aspak e çuditshme që një klub i madh evropian siç është Inter ka numra të cilat e bëjnë klubin më të dështuar në historinë e futbollit.

Në fakt, nuk ka të bëjë me suksese apo diçka shumë të keqe, por pa asnjë dyshim është klubi që ka dështuar më së shumti në shitjen e futbollistëve që më vonë në klubet tjera kanë qenë bartësit kryesor, dhe ndoshta lojtarët kuq ku edhe kanë fituar trofe të panumërta.

Më poshtë po ju sjellim Top-7 shitjet më të dështuara të Interit që kanë hyrë në histori si menaxhimi më i keq ndonjëherë.

7) SAMMER: U shit te Borussia Dortmund për 9,5 miliardë lira.
6) BERGKAMP: U shit te Arsenal për 20 miliardë lira.
5) ROBERTO CARLOS: U shit te Real Madrid për 7 miliardë lira.
4) PIRLO: U shit te Milan për 35 miliardë lira.
3) SEEDORF: Shkëmbim me Francesco Coco te Milan.
2) BONUCCI: U shit te Genoa për 4 milionë euro.
1) COUTINHO: U shit te Liverpool për 13 milionë euro.

Nga gjithë këta futbollistë të cilët janë shitë në kohën sa klubin e kishte në duar i madhi Massimo Moratti, vet ish presidenti i klubit kishte thënë se gabimin më të madh e kishte bërë në atë kohë me mesfushorin më të mirë në botë, Andrea Pirlo që për 10 vite te rosonerët fitoi gjithçka çfarë mund të fitohet në futboll.

Artikulli paraprakFansat nga “Facebook” – të shumë pëlqyerit nga Ancelotti: Hajde luajë për Kosovën, kemi nevojë për ty [FOTO]
Artikulli tjetërSarri mposhti Allegrin, fitoi çmimin “Stoli i Artë”