Skuadra e Interit ka nevojë për një qendërmbrojtës, pasi ka vetëm tre të tillë momentalisht, Miranda, Milan Skrinari dhe Andrea Ranocchia.
Trajneri Luciano Spalletti kishte kërkuar edhe një tjetër, por merkato ka përfunduar dhe Interi ka mundësi të nënshkruajë vetëm me lojtarë që janë pa skuadër.
Njëri prej tyre është edhe italiani Cristian Zaccardo, i cili shpreson se do të mund të luajë sërish në nivele të larta.
Unë jam lojtar i lirë, por jam mirë dhe po stërvitem. Shpresoj se do të më ftojë dhe të luaj sërish në nivele të larta. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por do të isha shumë i lumtur për të luajtur për një skuadër të madhe si Inter”, tha Zaccardo.