Inter shënoi fitore ndaj Atalantas 3:3, në ndeshjen shumë të bukur dhe me gola, duke siguruar matematikisht Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, duke shënuar në minutën e parë të ndeshjes.
Romelu Lukaku realizoi pas 36 sekondave lojë. Dy minuta më pas shënoi Interi sërish. Këtë herë ishte Nicolo Barella, ai që dyfishoi gjithçka.
Për mysafirët epërsinë e ngushtoi Mario Pasalic, duke mbyllur 2:1 pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë loja ishte në favor të Interit. Ata shënuan edhe golin e tretë në këtë takim. Në minutën e 77′ realizoi Lautaro Martinez. Atalanta gjetën edhe golin e dytë në këtë takim. Ata shënuan në kohën shtesë me Muriel.
Më këtë fitore Interi ngritën përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Atalanta ka 61 pikë në vendin e pestë./