Inter-Milan nuk vlen vetëm për një vend në gjysmëfinale të Coppa Italia.

I pari nga dy derbi brenda një muaji – tjetri është planifikuar për në 21 shkurt, është gjithashtu i rëndësishëm për duelin në kampionat, ku Rossonerët kryesojnë dy pikë përpara Nerazzurrëve, përcjell Korneri.net

Një ndeshje e planifikuar për sonte në San Siro në 20.45, e cila për të dy përfaqëson një mundësi për tu ngritur edhe më shumë, dhe shpërblyer në fund. Nga njëra anë, është ekipi i Pioli i cili duhet të ngrejë kokën pas humbjes në shtëpi kundër Atalantas dhe të tregojë se ishte vetëm një ndeshje apo ditë e keqe, një ndërprerje dhe heqjen e spektrit të një mini-krize.

Nga ana tjetër, djelmoshat e Contes duhet të rizbulojnë mundësinë e lojës perfekte dhe fitores së madhe kundër Juve, por ta harrojnë edhe dëshprimin në Dacia Arena kundër Udineses, e cila kushtoi ndoshta edhe me shpalljen e kampionit vjeshtor. Pastaj është disfata në ndeshjen e parë të sezonit për t’u hakmarrë: ishte 17 tetor kur Milani fitoi 2-1 me dy gola nga Ibrahimovic, derisa Lukaku u përgjigj me gol që ishte për statistika.

Por, Coppa Italia është gjithashtu një objektiv i madh për Interin, së bashku me Scudettot që ta luftojë ashpër me rivalin e madh Milan, sidomos tash pas daljes së hershme  nga Champions dhe Europa League.

Formacionet e mundshme për sonte janë këto si më poshtë, dhe pritet disa ndryshime thelbësore te Inter sidomos, kurse edhe Milan do të ketë mjaftë ndryshime nga ndeshjet kampionale.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez.

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here