Inter po vazhdon presingun për talentin brazilian Lucas Moura. Ky është njëri dnër objektivët e neroaxurëve për repartin e avansuar pasi është futbollist jashtëzakonisht i talentuar, depërtues i shpejtë dhe mund të bëjë dallim të madh në lojë, prandaj karakteristikat e tij janë ato që i kërkon Luciano Spalletti, shkruan Korneri.net.

Sipas informacioneve të fundit Inter ka kryer punë (marrëveshje) me lojtarin, ndërsa tash duhet të bëjë llogari me Paris SG. Nënkampioni francez kërkon shkëmbim me Ivan Perisic i cili është në bisedime me Man.United, mirëpo PSG mund të hyjë në negociata vetëm në këtë mënyrë. /Korneri.net

Artikulli paraprakLarg shumë shumë larg
Artikulli tjetërKovacic largohet, por Real në vend të tij sjell lojtar të madh