Humbja me Sampdorian ka vënë në dyshim të ardhmen e Stefano Piolit në stolin e Interit. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Pioli i ka ditët e numëruara te klubi zikaltër të cilët kanë nisur bisedimet për te emëruar trajnerin e ri.

Sipas burimeve të “Football-Italia”, trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti është një ndër kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Stefano Piolin.

Klubi zikaltër gjithashtu po shqyrton edhe kandidaturat e tjera si: Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Jorge Sampaoli (Sevilla).

Image

Artikulli paraprakEnrique drejt largimit! Krejt Barcelona mbështet këtë trajner për të ardhmën…
Artikulli tjetërConte – Inter, kjo deklaratë e Moratti është e papritur….