Allan of Napoli competes for the ball with Marcelo Brozovic of Inter during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on December 2, 2016 in Naples, Italy.

Në fillim kanë ardhur tri shuplakat në “San Paolo”, më pas fjalët djegëse të ish-trajnerit. Në shtëpinë e Inter nuk ekziston një atmosferë shumë e mirë. Skuadra zikaltër vazhdon të zhgënjejë dhe të humbasë pikë të rëndësishme. Formacioni milanez është futur në një tunel, nga i cili nuk ka dalë akoma as pasi drejtimin e skuadrës e ka marrë Stefano Pioli. Duke bërë një llogari të ndeshjeve të luajtura nga Inter në kampionat dhe Europa League, bie në sy një e dhënë mbresëlënëse: nga 20 ndeshjet e luajtura, Icardi me shokë kanë humbur plot 16 takime. Një rekord negativ që ka tronditur tifozët më të vjetër të Inter-it. Siç ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”, nuk ndodhte prej pothuajse një shekulli që Inter nuk e fillonte kaq keq një sezon: saktësisht nga 1921-22, kur milanezët kanë humbur 13 nga 20 ndeshjet e para. Pas Mourinho-s kanë qenë plot 11 trajnerët që kanë provuar më kot të ringjallin pacientin zikaltër. Por faji nuk është vetëm i atyre që kanë zbritur në fushë dhe i atyre që janë munduar të zgjedhin formacionin më të mirë të mundshëm. Frank de Boer ka qenë i qartë në lidhje me këtë: “Brenda klubit nuk ka një njeri që të ketë komandën, – ka thënë holandezi para disa orësh, – dhe mendoj se ky është problemi kryesor. Tek Inter prisnin që të shikonin rezultate pas vetëm dy javësh. Një gjë e pamundur”.

Një rekord negativ që ka tronditur tifozët më të vjetër të Inter-it. Siç ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”, nuk ndodhte prej pothuajse një shekulli që Inter nuk e fillonte kaq keq një sezon: saktësisht nga 1921-22, kur milanezët kanë humbur 13 nga 20 ndeshjet e para. Pas Mourinho-s kanë qenë plot 11 trajnerët që kanë provuar më kot të ringjallin pacientin zikaltër. Por faji nuk është vetëm i atyre që kanë zbritur në fushë dhe i atyre që janë munduar të zgjedhin formacionin më të mirë të mundshëm. Frank de Boer ka qenë i qartë në lidhje me këtë: “Brenda klubit nuk ka një njeri që të ketë komandën, – ka thënë holandezi para disa orësh, – dhe mendoj se ky është problemi kryesor. Tek Inter prisnin që të shikonin rezultate pas vetëm dy javësh. Një gjë e pamundur”.

Artikulli paraprakAncelotti zbulon sekretet e qëndrimit të tij në Real Madrid
Artikulli tjetërA është ky goli i vitit 2016? (Video)