Vetëm pak ndeshje në fanellën e Sampdorias mjaftuan që të bie në sy tek të gjithë në Serie A.
Talenti i madh çek Patrik Schick është objektivi real i Interit, shkruan Korneri.net.
Zyrtarët neroaxur kanë plan konkret për ta transferuar në Meazza dhe t’i mposht gjithë konkurrentët tjerë si Juventus, Dortmund apo edhe Atl.Madrid.

Inter ofron 25 milionë euro menjëherë dhe ndoshta një nga lojtarët e vet të rinjë që Sampdoria mund ta merr si shkëmbim (Duncan, Bonazzoli apo Rocca).
Interin e bënë favorit të madh për t’i siguruar shërbimet e Schick edhe për faktin se ka pranuar dëshirën e lojtarit dhe presidentit Massimo Ferrero që çeku Schick të mbetet edhe një vit në Luigi Ferraris e më pas te Inter. /Korneri.net

Artikulli paraprakPërforcimi bombastik i Realit kalon testet mjekësore
Artikulli tjetërJuve 126 milionë për tre super transferime