Shkodran Mustafi sërish në Serie A, por këtë herë te Inter.
Sipas mediave italiane dhe britanike, qendëmbrojtësi kosovar Shkodran Mustafi është shumë afër të transferohet te Inter, pasi Arsenal dhe Inter janë duke negociuar tash e disa ditë, ndërsa edhe trajneri Arsene Wenger është gati ta shet lojtarin, shkruan Korneri.net.
Thuhet se Inter ishte më pranë qendërmbrojtësit të Man.City, Eliaquim Mangala, por në momentet e fundit zyrtarët e klubit janë kthyer nga repreznetuesi gjerman i cili nuk po vlerësohet sa duhet nga strategu francez i cili para pak kohësh e shiti edhe Gabriel Paulista te Valencia. Çmimi i Mustafit nuk është më i vogël e 25 milionë euro, andaj klubet janë duke biseduar vetëm për mënyrën e pagesës, kështu që Mustafi mund të quhet si anëtari më i ri i neroaxurëve. /Korneri.net