Edhe pse për dikë mund të dukët e pabesueshme, por Inter është skuadra më e mirë në Serie A këtë sezon futbollistik 2017/18 që e kanë nisur në mënyrë fantastike.

• 10 gola në 15 ndeshje: mbrojtja më e mirë e kampionatit është ajo zikaltër. Në krahasim me Napolin e Romën (që ka edhe një ndeshje me pak), prapavija është baza mbi të cilën Spalletti ka ndërtuar skuadrën.

• Për të dytën herë radhazi në histori, Interi ka grumbulluar 39 pikë pas 15 javësh në Serinë A (2006-’07, në atë rast më pas fitoi titullin); skuadra e fundit që ia ka dalë, madje ka bërë më mirë, është Juventusi i sezonit 2013-’14 (40 pikë në atë rast).

• Interi tentoi 16 konkluzione në pjesën e parë: zikaltrit nuk i kishin barë asnjëherë kaq shumë gjatë këtij sezoni në 45 minutat e para.

• Më pas duhen përmendur edhe 39 goditjet e tentuara në portë që përfaqësojnë rekordin e konkluzioneve për një skuadër gjatë një ndeshjeje të vetme në këtë kampionat.

• 16 gola në 15 ndeshje ka shënuar Mauro Ikardi; lojtari i fundit që ka shënuar kaq shumë në këtë fazë të kampionatit është Luka Toni, në sezonin 2005- ’06 kur luante te Fiorentina./Korneri.net.

Artikulli paraprakFFK organizon për herë të parë në Kosovë programin për gjyqtar talent dhe mentorë
Artikulli tjetërGjilani pa problem kalon në xhiron e katërt