Inter dominon dhe fiton me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit në “Unipol Domus”, në takimin e fundit të javës së dytë të Serie A.

Skuadra e Inzaghit luqjti më mirë dhe në minutën e 21’, me Dumfries gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Thuram.

Ndërsa vetëm nëntë minuta më pas Lautaro Martinez dyfishoi avantahzin e “zikaltërve” pas asistit të Dimarcos.

Në pjesën e dytë Interi pati edhe disa raste të tjera për të thelluar më tej rezultatin, porn ë fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2.

Kështu Cagliari pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Interi merr fitoren e dytë radhazi dhe renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, pas Milanit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Cagliari-Inter
Artikulli tjetërAtletico Madrid shënoi fitoren më të lartë në histori në udhëtim