Para tri ditëve kemi shkruar të vetmit se skuadra italiane ka shumë gjasa ta angazhojë trajnerin francez, dikur ish-lojtarin e kësaj skuadre Laurent Blanc.
Kriza e rezultateve, humbjet e shpeshta (tri rresht), ka shtyrë zyrtarët e klubit që të mendojnë shkarkimin e trajnerit aktual holandezin Frank De Boer dhe vendin e tij ta zë Blanc.
Pronarët e rinjë të Interot kanë kontaktuar me menaxherin e trajnerit, Jean-Pierre Bernès i cili ka hap mundësinë e kësaj marrëveshje.