Nuk ka dyshim…Inter është favorit, por Sevilla është skuadra që karakterizohet në këtë garë.
Europa League është fituar pesë në 14 vitet e fundit nga Sevilla, ndërsa tri herë rresht në edicionet 2013/14, 2014/15 dhe 2015/16, kështu që ia ka mërr disi dorën ta fitoj këtë trofe të çmuar, shkruan Korneri.net
Spanjollët janë të gatshëm ta kthejnë Kupën në Andaluzi, mirëpo Inter me Lukakun në krye, do të mundohet t’ia kthek italianëve trofen evropian pas 10 vitesh, kur me Jose Mourinho, Inter fitonte “tripletën” e famshme.
Inter ka treguar lojëra me të mira gjatë kësaj kampanje të Europa League, ka qenë më efikas, dhe ajo që bie në sy është faza defanzive që ka pranuar vetëm një gol nga ndeshjet e luajtura pas rikthimit dhe pa tifozë. Antonio Conte e di mirë se me triumfin eventual klubi do t’i fitoj 13 milionë euro, një shumë e konsiderueshme parash, dhe më pas do të mund edhe të jetë trajner i gjeniut Lionel Messi, për të cilin po flitet shumë se mund të transferohet te neroaxurët.
Ndeshja Sevilla-Inter luhet sonte me fillim nga ora 21.00. /Korneri.net