Barazimi i Atalantas te Sassuolo 1-1, e bëri automatikisht Interin kampion të Italisë.

Neroaxurët i kishin sytë në Mapei Stadium, aty ku Sassuolo arriti ta ndal fuqinë dhe realitetin e futbollit italian dhe evropian Atalantan, kështu që katë xhiro para fundit Interi ka 13 pikë më shumë, që e shpall që sot kampion të ri dhe për herë të 19-të në histori të klubit.

Kështu Antonio Conte, e ndali serinë e gjatë dhe dominimin e Juventusit plot 9 vite, por duhet theksuar me plot meritë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here