E gjithë vëmendja e Interit është vënë pas të ardhmes të Romelu Lukakut pasi Chelsea e ka marr seriozisht transferimin e tij në vlerë prej 130 milionë euro.

Ndërkohë, Inter nuk ka pushuar dhe ka kryer punë të madhe. Sipas ‘’France Football’’, zikaltrit kanë siguruar shërbimet e portierit fantastik  të Ajax, Andre Onana. 25-vjeçari mbron portën e holandezëve që prej vitit 2016 dhe kontrata e tij skadon verën tjetër, përcjell Korneri.net

Interi ka nënshkruar para-kontratë me portierin i cili vitin tjetër do të vijë te zikaltrit në formën e lojtarit të lirë. Ajax i bëri presion drejtuesve të Interit për ta blerë këtë verë lojtarin, por si duket klubi italian ka menduar të presë pasi Handanoviç mund të japë dhe një vit më të mirën e tij. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here