Interi rikthehet te fitorja dhe kreu i renditjes, teksa ia doli të triumfojë me rezultatin 0-3 në transfertën e vështirë të Torinos, ndaj ‘granatave” të drejtuara nga Ivan Juriç.
Ashtu siç pritej, sfida rezulto të ishte shumë e vështirë për zikatlrit, që mbyllën pjesën e parë në barazim pa gola vetëm falë pritjeve spektakolare të zviceranit Yann Sommer.
Zgjidhja pritej nga stoli dhe Inzaghi ndërhyri me tre zëvendësime, teksa holandezi Dumfries, në aksionin e parë, shërbye saktë për Thuram, që gjuajti saktë në cepin e portës dhe u dha avantazhin zikaltërve.
Vetëm 7 minuta më vonë ishte kapiteni Lautaro Martinez që devijoi në rrjetë një top të ardhur nga këndorja dhe dyfishoi shifrat, duke shënuar njëkohësisht edhe golin e 11 sezonal në kampionat, çka e konfirmon në krye të listës së golashënuesve.

Për të vulosur sfidën mendoi turku Calhanoglu, që në shtesë ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Mkhitaryan dhe dërgoi shifrat në 0-3. Me triumfin në Torino, Interi ngjitet në krye të renditjes me 22 pikë, një më shumë se Milani, që luan ndeshjen e tij të dielën në mbrëmje në “San Siro” përballë Juventusit.