Inter e ka stërmerituar fitoren në derbin italian dhe evropian ndaj Juventusit.

Kampioni aktual mori lekcion futbolli, mirëpo njëkohësisht duhet të jetë i lumtur që nuk pësoi debakël pas rasteve që i lëshoi Interi, por humbi vetëm 2-0, shkruan Korneri.net

Shuplakën e parë biankonerëve ia dha ish-juventini, Arturo Vidal, gol që ishte dyfish më i dhimbshëm për tifozët e Juventusit. Pas shumë rasteve të lëshuara nga Martinez, Lukaku, Brozovic dhe Barella, ky i fundit me të nis pjesa e dytë e shënoi golin e troumfit të sigurtë, pasi Juventusi jo që në njëfarë mënyre u dorëzua, por e pati vetëm rast që vlen të përmendet me anë të italianit Chiesa.

Me këtë fitore Inter barazohet me Milanin në krye të tabelës me nga 40 pikë, kurse Juventusi mbetet me 33 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur, atë kundër Napolit. /Korneri.net

Artikulli paraprakTop Best Dog Bones Guide!
Artikulli tjetërAtl.Bilbao fitues i Superkupës së Spanjës, vendosi supergoli i Williams, Messi përjashtohet