Një tjetër humbje për Interin në Europa League. Pasi u befasua në ndeshjen e parë duke humbur nga Sheva-Beer, këtë herë neroaxurët humbën nga Sparta Prage 3-1, në një ndeshje ku Andrea Ranocchia ishte protagonisi më i dobët duke bërë gabime në mbrojtje dhe më pak u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Vaclav Kadlec ishte hero i vendasve me dy gola të shënuar, kurse golin e vetëm për Interin e shënoi Rodrigo Palacio pasi edhe këtë herë Frank De Boer luajti me skuadër të dytë. Ndërsa pas kartonit të Ranocchia Mario Holek e shënoi golin e  tretë dhe të fitores.

Në ndeshjen tjetër të grupit K, Beer Sheva dhe Southampton luajtën pa gola.

Artikulli paraprakZyrtare: Prandelli trajner i Valencias
Artikulli tjetërFiorentina me “manita”, Paok fitoi në udhëtim