Inter është në një fazë kritike sa i përket pjesëmarrjes në Champions League kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i Seria A.
Në rast se ekipi zikaltër nuk arrin të sigurojë një vend në zonën Champions, Suning ka në plan të bëjë ndryshime pavarësisht se Spalleti ka marrë besimin e tyre, të paktën edhe për një sezon, por deri në fund gjithçka mund të ndryshojë.
Sipas “Dario de Noticias” Inter po planifikon që pankinën të ia besojë trajnerit aktual të Portos, Sergio Conceiçao.
Piero Ausilio është i ngarkuar për të mbyllur këtë marrëveshje, por tekniku ka një klauzolë prej 15 milion euro në rast se prish kontratën me klubin portugez.
Por nëse operacioni kryhet me sukses, trajneri mund të marrë me edhe disa lojtarë nga Pinto Costa, Felipe, Ricardo Pereira edhe deri te Brahimi