Inter i nxorri tri pikë të reja dhe të rëndësishme në njërën ndër ndeshjet më të mira të kësaj jave në Serie A, pasi mposhti Fiorentinan 4:2, mirëpo duhet të pranojmë se mysafirët ishin të jashtëzakonshëm nga momenti kur Inter shënoi tri herë për 19 minuta lojë, atëherë kur diçka nuk ishte në rregull me lojtarët nga Firenca.

 

Marcelo Brozivic, Antonio Candreva dhe Mauro Icardi shënuan ekspres tri herë, dhe atëherë Fiorentina nis të lunate. E ngushtoi epërsi me anë të kroatit Nikola Kalinic, kurse padrejtësisht kapiteni Gonzalo Rodriguez u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht këtij fakti, Fiorentina në pjesën e dytë ishte larg më e mirë, shënoi edhe një gol përmes sllovenit Josip Ilicic, krijoi shumë raste tjera me një lojtar më pak, dhe u dënua në minutën e 90. sërish nga argjentinasi Mauro Icardi që vendosi rezultatin final në këtë superndeshje, si 90% të ndeshjeve sivjet në Serie A.

 

 

Artikulli paraprakLiverpool kërkon zëvendësuesin e Coutinhos në Bundesliga
Artikulli tjetër“Dinakëria” e Kluivert, kontakton babain e Leo Messi! Në Barcelonë të gjithë në qetësi…