Skuadra më e mirë në Itali, Inter, ka shënuar një tjetër fitore në Serie A.

Këtë herë neroaxurët mposhtën Romën më të dobët në tri dekadat e fundit, sepse përkundër mungesës së trajnerit Jose Mourinho që “qëllimisht” mungon për herë të dytë rresht ndaj ish-skuadrës së tij dhe disa mungesave në përbërjen e parë, luajti ndeshjen më të dobët ndonjëherë në Meazza, aty ku Roma historikisht ka luajtur mirë, shkruan Korneri.net

Inter mbizotëroi në të gjitha aspektet e lojës, qëlloi dy herë shtyllën, krijoi raste të panumërta, por ndaj një skuadre super defanzive nuk arriti të shpërthente, deri te goli i Marcus Thuram, i cili i jep Interit tri pikët e vlefshme dhe pozitën e parë në tabelë dhe rezultatin final 1-0.

Romelu Lukaku luajti ndaj ish-skuadrës së tij, dhe i fishkëllye nga mijëra tifozë të Interit, sa here që prekte topin. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Napoli-Milan
Artikulli tjetërSulmohet autobusi i Lyon, italiani Grosso lëndohet rëndë