Inter shënoi fitoren e parë në këtë edicion të Europa League. Pas dy humbjeve befasuese neroaxurët mposhtën në ndeshjen e tretë në shtëpi Southampton 1-0, me të vetmin gol të shënuar nga reprezentuesi italian Antonio Candreva.
Në 20 minutat e fundit Inter luajti me një futbollistë më pask pasi me dy kartona të verdhë u ndëshkua mesfushori kroat Marcelo Brozovic.
Në grupin e njëjtë K, fitore në udhëtim shënoi Sparta Prague ndaj Beer Sheva 0-1, dhe pas xhiros së tretë Sparta prinë me 6 pikë, i njekur nga Southampton dhe Beer Sheva me nga 4 pikë ndërsa Inter tashmë ka 3.