Inter po kërkon gjithnjë e më shumë nga Bundesliga për të forcuar sulmin.

Emri i Timo Werner  (Leipzig), është padyshim top-prioriteti i klubit italian që do të duhet të shtyhet mirë e mirë me Liverpoolin, e ndërkohë zyrtarët e klubit po mendojnë për një tjetër sulmues nga kampionati gjerman, përcjell Korneri.net

Ai është brazilianit Matheus Cunha, 21-vjeçari i skuadrës kryeqytetase Hertha Berlin. Sky Sport  raportoi se Inter ka pasur tashmë bisedime intensive me klubin gjerman, prej nga ka kërkuar detaje shtesë, disponimin për ta shitur dhe çmimin, pasi futbollisti në vetëm 6 ndeshje ka shënuar 4 gola, edhe pse është vetëm në muajt e parë të tij te Hertha pas transferimit nga Leipzig. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG dhe Porto, merren vesh për një transferim të rëndësishëm
Artikulli tjetërZidane çuditë me vendimin e fundit, duke ofruar katër futbollistë për një të Man.United