Sipas parashikimeve, Inter mposhti lehtë dhe bindshëm Milanon 0-3.

Ky derbi i karakterizua me dyshen më të mirë në Evropë, Lukaku-Lautaro, dhe super pritjet e kapitenit Samir Handanovic në pjesën e dytë, mbyllën këtë derbi që tregoj edhe njëherë cilësitë e dy skuadrave, por edhe krizën e madhe të rossonerëve në muajin e fundit, shkruan Korneri.net

Që në minutën e pestë Lautaro Martinez e shënoi golin e epërsisë pas asistimit si me dorë nga Romelu Lukaku.

Interi vazhdoi me lojë të mirë edhe në vazhdim me disa raste të tjera që i patën me Lukaku, Laotaro dhe Perisic, ndërsa Milan nisi të këndellet në 10 minutat e fundit të pjesës së parë dhe 10 në fillim të dytë. Zlatan Ibrahimovic dy herë dhe Sandro Tonali, kishin raste perfekte apo të 100%, por në trija rastet Handanovic interevenoi, dhe këtu u mbyll gjithçka, pasi Lautaro Martinez sapo shënoi golin e dytë ra loja e vendasve.

Romelu Lukaku shënoi golin e tretë duke u bërë kështu lojtari i parë pas Romeo Benetti që shënoi në katër derbi rresht.

Inter i pati me 53 pikë, katër më shumë se Milan, por kjo fitore e afron Interin edhe më shumë te titulli, edhe pse ka shumë ndeshje deri në fund. /Korneri.net  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here